• |
ide | kryesore

Vrasja e 42-vjeçares në Pejë nga bashkëshorti, nis marshi protestues: Kot flasim

Lajme, Të fundit



Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar për sot një marshim paqësor protestuese, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Ky organizim vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje ku 42-vjeçarja Gjylejta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj. Marshi që ka nisur në orën 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm”, thonë organizatorët. Marshimit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot të jetë ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *