• |
ide | kryesore

I biri Davide është sekreti i Carlo Ancelotti: vendimtare në taktikë e në zgjedhjen e goditësve të penalltive

F1, Sport
Davide



Dikush te Real Madrid, për të nënvizuar madhështinë e teknikut Ancelotti, shtoi: “Për më tepër, kur ai duhet të merret me evolucionin e një lloji tjetër futbolli nga ai me të cilin është mësuar, ai mund të besojë te djali i tij Davide”. Epo ky është një nga rastet kur aftësitë i kalojnë edhe klishetë e atyre që mendojnë se, si i afërm, i ke dyert të hapura. Rëndësia në stafin e të atit, të të parëlindurit të tij, është një fakt dhe ndeshja e fituar në Mançester është një demonstrim i madh për këtë.

I FRYMËZUAR NGA ARSENAL

Para së gjithash, plani i garës. Davide Ancelotti, me kolegët e tij, studiuan performancën e Arsenal më 31 marsin e kaluar, i cili doli nga Etihad me një barazim 0-0 bazuar në një bllok të ulët mjaft larg logjikës taktike të teknikut Arteta. Gunners arritën të kthehen në shtëpi me një pikë falë sakrificës difensive, me repartet afër, sulmuesit gati për të bërë presion, e ndihmesa të ndërsjella… Real Madrid bëri diçka të ngjashme, me shkëmbimet mes Valverde dhe Carvajal, Vinicius gati të mbyllte Rodri, Nacho ndaj Haaland, i bllokuar në goditjet e lira nga Bellingham, Mendy që markonte Bernardo Silva dhe një unitet synimi dhe sakrifice që ndaloi presingun e vazhdueshëm të vendasve.

Në ndeshjen e Premier League, zotërimi i City ishte 73% kundrejt 27 të Arsenal, me 700 pasime kundrejt 269. Në ndeshjen kundër Real, 920 pasime në favor të vendasve dhe 457 të miqve me 68% zotërim për anglezët kundrejt 32 për spanjollët. Shkurtimisht, ngjashmëritë me ndeshjen e 31 marsit mbështeten edhe nga shifrat.

PENALLTITË

Është një aspekt tjetër që e vendos Davide Ancelotti në qendër të ndeshjes në Mançester. Këtë e ka bërë të ditur Cadena Ser: “Ne u konsultuam me babain për zgjedhjen e atyre që do godisnin penalltitë. Me ndihmën e Kepa dhe disa lojtarëve ndërruam disa prej tyre”, tha djali i teknikut. Një ndryshim i minutës së fundit që e ndihmoi Real të arrinte në gjysmëfinale të Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *