• |
ide | kryesore

Lubonja: SPAK po ndjek standarde të ndryshme me Ramën dhe Berishën

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha lubonja



Shkrimtari dhe publicisti analisti Fatos Lubonja thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk po ndjek të njëjtin standard me kryeministrin Edi Rama ashtu siç çoi në arrest Sali Berishën.

“Vërtetë ka ikur zëvendëskryeministri dhe akuzohet se ka tradhtuar partinë më shumë. Vetëm atij i kanë kontrolluar pasurinë. Po të shikosh të gjitha arrestimet dhe burgosjet e tjera janë më shumë fasadë se një drejtësi e vërtetë. Po ia them Bashës.

Le të bëjmë arrestimin e Berishës, i cili ka bërë një ligj i cili indirekt ndihmon dhëndrin për të marrë një pasuri. Këtij nuk i kanë gjetur ndonjë gjë në xhep, vetëm ka bërë ligjin. Kjo logjikë duhet të ishte përdorur edhe për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Ky ka bërë investitor strategjik për të grabitur toka në jug.

Është kapur Artan Gaçi se ka të tjerë që i dimë të gjithë por që s’janë kapur! Ke parë të merret i pandehur Rama. Tani i jep Kushnerit. Grabitet Shqipëria me këta investitorë strategjikë dhe asgjë nuk thotë. Këtu kemi një drejtësi që vepron për fasadë për ata që kanë hëngër kumbulla. Drejtësia nuk është vetëm SPAK-u. Është edhe Gjykata Kushtetuese që është 8 me 1 për Ramën që ka marrë vendime antikushtetuese sa të duash.

Drejtësia nuk bëhet pa një polici të pavarur siç ka treguar rasti Beleri. Basha e ka provuar në kurriz në Elbasan dhe e kanë atë njeriun në burg. Krimi i organizuar në bashkëpunim me policinë vodhi votat. Prokurori që gënjeu publikisht u bë anëtar i SPAK-ut dhe Basha nuk i llogarit këto dhe mbështet SPAK-un pa pasur asnjë vërejte duke qenë në opozitë”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24 ku ishte ftuar Lulzim Basha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Jam poliagjent i vjetër, por në shërbim të Shqipërisë”, tha Meta, duke i kujtuar drejtuesit të emisionit se i ka thënë në shkurt, disa muaj përpara zgjedhjeve të 2021, se Sali Berisha do të shpallej ‘non grata’ Behu burre dhe krijo nje parti dhe te shikosh sa perkrahne ke ne opinion publik o fatosi i enverit

  2. 23.24. Bravo, ia mbylle gojen Lubonjes. Le te krijoje nje parti e te shohim sa perkrahje ka,

    edhe moshen e ka fiks per kete pune 73 vjec. por jo vetem Lubonja, por edhe Shkullaku,

    Bushati e sivellezrit e tyre qe nuk jane dakort me rilindjen e Ramen le te krijojne secili

    nga nje parti e te shohim sa perkrahje kane ate e sa Rama. Deri atehere keta dhe si keta

    te mbyllin gojen, Rama ka shumicen prandaj ka te drejte te jape jo Sazanin apo Gjadrin

    por gjithe bregdetin, gjithe zonat e mbrojtura, ka te drejte te mbushe Tiranen me kulla

    gjer te rete, ka te drejte te perjashtoje nga taksat resortet e holetet me 5 yje sidomos kur

    jane ndertuar me parate e tenderave publike te pervetsuar nga drejtoret e bashkive e ministrive.

    Pse mendte e nje te ish-burgosuri si Lubonja do marre Rama ? ke mbetur prapa o Fatos, Rama

    eshte gjithmone 3 levizje para te gjitheve. ja psh, po fitoi Biden e ka grure me Ameriken por

    edhe po fitoi Trampi rrofte sazani per dhenderrin.

  3. Lubonja mund te deshiroje dhe dretesine “Partizane” te Enverit, por e ka kot, PD bene shume mire qe i jep mbeshtetje politike SPAKUT. Te tjera jane lloqe oxhaku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *