• |
ide | kryesore

Real Madrid, Ancelotti: “Krenarë, të mundësh Manchester City na jep mundësinë të fitojmë Champions”

Sport
Ancelotti



Carlo Ancelotti dhe Real Madrid eliminuan Manchester City me penallti dhe fitojnë kalimin në gjysmëfinalen e Champions League, ku do të përballen me Bayern Munich. Një ndeshje që shkoi përtej kohës së rregullt dhe u luajt për më shumë se 210 minuta, në të cilat në fund triumfuan spanjollët. Tekniku i Blancos, në konferencën për shtyp, u shpreh krenar për ekipin e tij: “Jam shumë i lumtur, e dinim se duhej të vuanim dhe vuajtëm. Një ndeshje shumë e vështirë, por për të fituar dhe për t’u kualifikuar duhet të kishim këtë sjellje. E nisëm mirë, pastaj ata luajtën dhe na vunë në vështirësi. U treguam të qetë e të durueshëm, në fund fituam”.

“Jam shumë krenar për fazën e mbrojtjes sepse nuk jemi mësuar ta bëjmë kështu. Zumë hapësirat dhe ishim kompaktë. Nuk është e lehtë të kesh më shumë kontroll në ndeshjen kundër City, ata janë kampionët”, tha Ancelotti. Më pas ai shtoi: “Goli na bëri të mbylleshim prapa, nuk kishim nevojë të luanim në mënyrë ofensive. Ishte një gol i bukur, më pas luajtëm në kundërsulm dhe mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë”.

Lexo më tej: Guardiola ironizon Real Madrid: “I përgëzoj për aftësinë e tyre mbrojtëse”

Megjithatë, sa i përket trofeut të 15 të mundshëm të Champions League për Los Blancos, ai iu shmang çdo pyetjeje: “Së pari le të mendojmë për gjysmëfinalen. Në tre vitet e fundit kemi luajtur me City dhe ata janë më të mirët në Evropë. Mundja e tyre ishte një mundësi për të fituar një tjetër Champions League”, e mbylli Ancelotti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *