• |
ide | kryesore

Refuzoi të paguante 10 mln lekë, GJKKO urdhër SPAK: Beqaj të pajiset me dosjen falas

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj refuzoi që të paguante tarifën e kripur prej 10 mln lekë të vjetrash për të marrë dosjen e sterilizimit, dhe për këtë GJKKO ka marrë një vendim. Mësohet se GJKKO i ka dhënë urdhër SPAK-ut që të pajisë me dosjen Beqajn, me mënyrë elektronike.

Bëhet fjalë për 602 fashikuj, ndërkohë që Beqaj e cilësoi vendimin e GJKKO të drejtë. 4

“Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruar vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë”, tha Beqaj.

Seanca e radhës për çështjen e sterilizimit do të mbahet më 13 maj. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.



5 Comments

  1. O shkulLlak ne vend te pikpyetjes ajo fjali eshte e verte,arsyet nuk jane rama dhe ‘regjimi’si e quan salihu metaj dhe ju opinionbersit qe merni fjale nga politika dhe doni ti mbushni mendjen publikut se po jetojme ne nje regjim,kur salihu vriste per te mbajtur pushtetin ju benit tifo neper studiot e tv,bota vetem pushtetin e salihut e ka quajtur Pushtet Gangesteresh,gazeta ku ke punuar ti e ka me titill kapital kete fjali.

    1. Ti mer piçkellonji/a nuk e ke idene e fjales “regjim”. Nuk te ve faj se me siguri ose je nga ata me prostat, ka pak gjase te jesh, ose je kelysh i prostateve, ose je kokrra e injorantit/es qe ulesh e shkruan sikur po ben sms ne FB. Rrace muti jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *