• |
ide | kryesore

Tentuan të korruptojnë policët, 4 shoferë të arrestuar në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Katër shoferë janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë në tentativë për të korruptuar punonjësit e policisë.

Të arrestuarit janë përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K 35 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje shoferët kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet.

Numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë ka shkuar në 44.

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *