• |
ide | kryesore

Tjetër mesazh i Monika Kryemadhit për Ilir Metën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Monika



Monika Kryemadhi ndahet me Ilir Metën sa i përket nepotizmit në parti, për të cilën Meta ka pasur mjaft kritika kohët e fundit.

“Në 2003, PS ndryshoi statusin për të larguar Monika Kryemadhin. O Monika Kryemadhi o Ilir Meta në drejtimin e Partisë Socialiste. Në 2004, kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti dhe pas dy vitesh e ndryshuan prapë. Meritokracinë në një parti politike, nuk e mbyt nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron, ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është se të zgjedhin njerëzit me vota”, theksoi ajo në një dalje për gazetarët nga selia e Parlamentit”, tha ajo.

A është ndjerë e sulmuar nga Ilir Meta? Kryemadhi dha këtë koment.

“Më shumë se më ka sulmuar Edi Rama dhe Erion Veliaj, pse nuk u dhimbset kjo ju! Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si politikane. Keq iu ka ardhur ju që Erion Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi”. 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë së Posaçme.

“Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria, jam shumë dakord për mënyrën. Edhe them përsëri, vjen revolta. SPAK-u është një vegël e Edi Ramës dhe bëtaja jonë nuk është me SPAK-un. Iu duket normale që gazetat e Erion Velisë hapin faqet e para në 7 të mëngjesit me njoftime që SPAK-u çon te të tjerët. Pra lajmi kalon nga gazetat e Erion Velisë përpara se të vijnë te qytetarët”, theksoi ajo.



4 Comments

  1. Kokemadhja e ka parasysh qe ka votuar ne keshillin bashkiak rritjen e tarifave te ujit dhe taksat e qytetareve sisa vite me pare kus LSI ishte ne qeveri? Apo tani ka probleme se do ti fusin plaken ne burg? Po ajo baxhella Briseida shehu, qe mban ne parti qe bertiste “t’rras n’buuuuurg” per kasat fiskale qe pastaj u detyruam ti hedhim..ik moj kucke e piset

  2. Keta jane per Perputhen, nje dite bejne sikur rrihen dhe diten tjeter duhen. Edhe buci nuk Ben dot keshtu lloj kthesash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *