• |
ide | kryesore

Video/ Gonzales e Biraghi vendosin në shtesë, Fiorentina në gjysmëfinale: Aston Villa kualifikohet me penallti

F1, Sport, Video
Biraghi



Fiorentina kishte nevojë për kohët shtesë për të depërtuar në murin e Viktoria Plzen. Çekët u shpëtuan në mënyrë të përsëritur nga portieri i tyre Jedlička në kohën e rregullt, edhe pse mbetën me dhjetë lojtarë. Cadu u ndëshkua me karton të kuq (67′), por Plzen rezistoi për tu fundosur vetëm në kohën shtesë. Nico Gonzalez (91′) dhe Biraghi (107′) bënë rezultatin 2-0 dhe i dërgojnë italianët në gjysmëfinalet e Conference League. Tekniku Italiano feston një tjetër arritje të madhe: do të sfidojë Paok ose Bruges. Kualifikohet edhe Aston Villa, fitues me penallti në Lille.

FIORENTINA 2-0 VIKTORIA PLZEN (0-0)

Rrethim i plotë në 90′, 28 goditje kundër dy të Viktoria Plzen, një shtyllë dhe një traversë, me një lojtar më shumë nga minuta e 66′ për shkak të përjashtimit të Cadu, me pak fjalë, një portë e magjepsur për Fiorentinën. Por në fillimin e pjesës së parë shtesë, Franchi u përfshi menjëherë në ekstazë me golin e Nico Gonzalez. Sulmuesi mposhti Jedlička për të bërë rezultatin 1-0. Shifrat u dyfishuan, 2-0, në fillimin e shtesës së dytë falë një goli të kapitenit Biraghi. Një kalim më se i merituar në gjysmëfinalen e Conference League për skuadrën e teknikut Italiano, që dominoi në mënyrë evidente me 70% zotërim të topit dhe një epërsi të sikletshme në disa momente.

LILLE 2-1 ASTON VILLA (1-2)

Kualifikohet edhe Aston Villa, pavarësisht se nga Lille doli e mundur 2-1. Francezët barazuan rezultatin e ndeshjes së parë në Angli, por u dorëzuan pas goditjeve të 11 metërshave. Villians, një nga pretendentët për trofeun, e panë vetën në disavatanazh në minutën e 15′ nga goli i Yazici. Lille e rriti presionin dhe në minutën e 68′ Andre dyfishoi rezultatin, duke anuar kualifikimin nga ana e tyre. Befasia erdhi tre minuta nga fundi, kur Cash shënoi golin që e coi ndeshjen në shtesë. Nga pika e bardhë gaboi Bentaleb dhe Bailey, ndërsa Andre humbi penalltinë e fundit për Lille, që kualifikoi Aston Villa në gjysmëfinale të Conference League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *