• |
ide | kryesore

Video/ “Më pëlqen kombëtarja e Shqipërisë”: Fabio Cannavaro, leksion të hapur për kursantët e UEFA PRO

F1, Sport, Video
Cannavaro


Fituesi i Topit të Artë Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i famshëm italian ishte i ftuari special i FSHF-së në kursin për trajnerë “UEFA PRO”. Kampioni i botës me Kombëtaren italiane të futbollit mbërriti në Shqipëri këtë të enjte dhe mbajti një leksion të hapur për të gjithë pjesëmarrësit në kursin “UEFA PRO”, me temën ‘Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë’: “Trajnerët e rinj duhet të studiojnë sa më shumë sepse futbolli është në evoluim të përditshëm. E nëse nuk studiojnë mbeten pas dhe është një mëkat”, tha Cannavaro.

Ish-qendërmbrojtësi i Juventus e njeriu që ka punuar edhe si asistent i Marcello Lippi, është ndalur me opinionin e tij te kombëtarja kuqezi, kundërshtari i ardhshëm i Italisë në Euro 2024: “Kombëtarja shqiptare, që është nën drejtimin e një trajneri shumë të mirë, më pëlqen shumë. Disa prej lojtarëve kanë eksperiencë ndërkombëtare dhe në të gjithë Europën. Luajnë futboll të bukur dhe me shumë pasion dhe me siguri populli është krenar me këta lojtarë”, tha Cannavaro.

Lexo më tejCannavaro kundër De Laurentiis: “Napoli po paguan arrogancën e kujt duhet të bënte zgjedhjet”

Aktiviteti u drejtua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, ndërsa të ftuar ishin edhe drejtues dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, trajnerë, futbollistë, e ish-futbollistë. Fabio Cannavaro bëri edhe një vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku pa ambientet e reja të FSHF-së, dhe qendrën stërvitore të Kombëtares shqiptare të futbollit. Sakaq, ditën e premte, një leksion për kursantët e “UEFA PRO” do të mbajë edhe Francesco Troise, i cili në karrierën e tij ka punuar me Fabio Cannavaro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *