• |
ide | kryesore

“Duan të tjetërsojnë asetet e KFT”. Tirana reagon me gjuhë të ashpër: “Nuk ka asnjë faliment”

Sport
Tirana


Tirana në faliment, aksionet në shitje. Madje edhe me çmimin përkatës. Por sipas klubit bardheblu nuk ka asgjë të vërtetë në këtë situatë. Tirana ka reagur, në lidhje me këtë, me një komunikatë me gjuhë të ashpër, duke kërcënuar edhe veprime ligjore kundër cilit do që qendron prapa këtij “sulmi”, si konsiderohet nga klubi më i titulluar në vend.

Lajmi që qarkulloi ishte ai se një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub, për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta. Sipas lajmit, tashmë aksionet janë nxjerrë zyrtarisht në shitje, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill.

Lexo më tej: Video/ Tirana e katërta, presion para derbit: penalltia e Abazajt e supergoli i Jonuzit fundosin Erzenin

REAGIM ZYRTAR I KLUBIT

Klubi i Futbollit Tirana, nëpërmjet këtij reagimi, kërkon të sqarojë opinionin publik për një dezinformim të qëllimshëm, që është përhapur në media, për sa i përket falimentit të klubit! Ky lajm, është pjesë e një skenari të qëllimshëm, totalisht spekulativ dhe me prapavijë dashakeqe dhe komploti, për të synuar tjetërsimin e aseteve të KFT.

Ju bëjmë me dije se ekipi ligjor dhe stafi i klubit, është në dijeni të plotë të këtij skenari dhe ka marrë të gjitha masat, për ta bllokuar dhe denoncuar në të gjitha instancat ligjzbatuese përfshirë dhe hapat ligjorë te ndjekjes penale.

Njëkohësisht, klubi thekson se këto janë çështje të cilat synojnë të dëmtojnë imazhin e Klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar se nuk ka asnjë problem likuiditeti.

Asnjë veprim abuziv dhe asnjë person, kushdo qoftë ai, nuk do mund të arrijë të realizojë skenarë që dëmtojnë interesat e Klubit të Futbollit të Tiranës si në aspektin administrativ, ashtu dhe në atë sportiv.

Sigurojmë të gjithë dashamirësit, tifozët, bashkëpunëtorët dhe partnerët, se Klubi i Futbollit Tirana, do të vazhdojë rrugëtimin e tij, për të arritur objektivat sportivë dhe se asgjë dhe askush, nuk mund dhe nuk do të cënojë ekzistencën, mbarëvajtjen apo edhe funksionimin e klubit.

Zyra për shtyp

KF Tirana


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *