• |
ide | kryesore

Video/ “Player of the Week”: ndali Nunez e Salah në Europa League, Berat Gjimshiti çmim nga UEFA

F1, Sport, Video
Gjimshiti



Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League. Ashtu si në Anfield Road, mbrojtësi shqiptar i bergamaskëve ishte pikë force edhe në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpool. Një nga faktorët kryesorë, që bënë zikaltrit të siguronin kualifikimin historik për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Kontributi i kapitenit të Kombëtares shqiptare në prapavijë ishte i jashtëzakonshëm. Gjimshiti ishte i pakalueshëm për Nunez, Salah, apo cilindo nga ofensiva e Reds që u mundua të kalonte në ato anë. Ai ndali aksionet e rrezikshme të lojtarëve të Liverpoolit dhe në fund u përzgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i sfidës.

Nuk mbaroi me kaq, vlerësimi për qendërmbrojtësin. UEFA hapi votimin për të zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të raundit të dytë të çerekfinaleve të Europa League. Gjimshiti ishte më i votuari dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare mundi Jordan Veretout, Gianluca Mancini dhe Matej Kovar që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, por jo mjaftueshëm për të kaluar atalantinin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *