• |
ide | kryesore

Video/ Xabi Alonso nuk donte Milan përballë, kualifikimi i Romës ekzalton Bayer: plasin polemikat

Sport, Video
Xabi


Një vit nga hera e fundit Roma dhe Bayer Leverkusen do të ndeshen sërish në gjysmëfinalen e Europa League. Gjermanët, fitues të freskët të Bundesligës dhe ende të pamposhtur, eliminuan West Ham dhe një episod interesant në fund të ndeshjes së kthimit po bën xhiron e rrjeteve sociale. Pas bilbilit të fundit në stadiumin Olimpik, Xabi Alonso shihet duke vëzhguar sekondat e fundit të Roma-Milan. Ajo që bie në sy është festa e stafit të tij për lajmin se verdhekuqtë kanë kaluar në raundin tjetër. Me sa duket gjermanët i frikësoheshin më shumë kuqezinjve, të cilët me meritë përfunduan të mundur në të dyja ndeshjet.

Lexo më tej: Video/ Roma me 10 lojtarë në gjysmëfinale, fundoset Milan: i pathyer Bayer, Gjimshiti eliminon Liverpool

Tani do të jetë në dorën e teknikut De Rossi të shfytëzojë videon e ‘inkriminuar’ për të nxitur më tej ekipin në funksion të ndeshjes së dyfishtë të planifikuar për 2 dhe 9 maj. “Nuk e kam parë skenën, ndoshta kanë një ndjenjë hakmarrjeje, duke parë ç’ndodhi vitin e kaluar. Por Xabi ka qenë gjithmonë një zotëri”, ishte komenti i parë i trajnerit të verdhekuqve, pasi mësoi reagimin e gjermanëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *