• |
ide | kryesore

Zyrtari iranian: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit

Lajme, Planet


Një zyrtar i lartë iranian i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit”. Kjo deklaratë vjen disa orë pas një sulmi në qytetin iranian të Isfahanit, që raportohet se është kryer nga Izraeli. Ndërkohë, dy zyrtarë amerikanë i thanë mediave se sulmi erdhi nga Izraeli, por vendi nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani.

“Burimi i huaj i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk kemi marrë asnjë sulm të jashtëm dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit,” tha zyrtari iranian në kushte anonimiteti.

Një analist iranian i tha televizionit shtetëror vendas se mini dronët e rrëzuar nga mbrojtja ajrore në Isfahan u fluturuan nga të infiltruar brenda Iranit, duke minimizuar raportet se Izraeli kishte kryer sulmin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *