• |
ide | kryesore

Erdogan takohet me udhëheqësin e Hamasit: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve

Lajme, Planet



Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një takim me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh.  Gjatë takimit të tij me udhëheqësin politik të Hamasit në Ankara, Erdogan tha se “një ditë Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve”.

“Përgjigja e fuqishme ndaj Izraelit dhe rruga drejt fitores varen nga uniteti dhe integriteti”, tha Erdogan, sipas njoftimit për mediat.

Raportohet se gjatë takimit u diskutua në lidhje me sulmet izraelite në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, sigurimi i  furnizimit të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe arritjen e një procesi paqeje të drejtë e të qëndrueshme në zonë.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka dënuar takimin mes presidentit turk dhe shefit të Hamasi.

“Vëllazëria Myslimane: përdhunime, vrasje, përdhosje të kufomave dhe fëmijëve të djegur. Turp për Erdogan!”, shkruan në rrjetin social “X” ministri i Jashtëm i Izraelit.



1 Comment

  1. SA MIR DO ISHTE PER BANORET E TOKES QE URREJTJEN TA ZEVENDESOJN ME DASHURI LUFTEN ME PAQE DHE PROBLEMET ME ZGJILLJE thotë:

    PADISKUTIM QE KUR KA ZENJE NJERA ESHTE FAJTORE, POR EDHE PSE KA PADITURI GABIME ,PADREJTESI NUK ESHTE E PAMUNDER PRANIMI DOMOSDOSHMERIVE DHE JUSTIFIKIMI PERGJEGJSIVE QE RENDIMENTI PER TE GJITH TE DALE QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE PAQE SHPRES SHPETIM VLER DUHET FALNERUAR I MADHI ZOT PER SEJCILIN NGA NJERZIT PER AQ KOHE SA E LEJON TE QENDROJN NE MEZIN NJERZORE PERDERI ASGJE NUK KRIJOJ KOT ASKEN TE TEPERT DHE AS TE PAVLER ,ASKEN TE PAGABUESHEM ASKEN TE TEPERT DHE ASKEN TE PADOBISHEM DHE TE PAVLEFSHEM POR QE HAKU TE GJITH I VENDOS NE VLEREN E VET PER TI LLEN KUPTIMIN GJITHCKAJE QE MENDOJM FLASIM DHE VEPROJM DREJT PERSOSMERIS CILESORE BRENDA HAKUT QE NE E QUAJM ZHVILLIM DERI TANI ASGJE SU KUPTU NE VLEREN E VET PERDERI SA SU ZHVILLUN SI VLER ME HAKUN QE MERITON POR SI TE GJITH SHPRESOJM PER ME MIR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *