• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grupin kriminal, arrestohet 59-vjeçari në Durrës

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Një 59-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali. Shtetasi me iniciale V.L. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Leçes pasi në mars të vitit 2018 e ka dënuar me 8 vite e 4 muaj burg për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve’.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin V.L., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *