• |
ide | kryesore

Red Bull pushton vijën e parë në Kinë, Verstappen në pole position para Perez: shumë larg Ferrari e McLaren

F1, Sport
Red Bull



Max Verstappen do të nisë sërish nga pole position në GP e Kinës, etapa e pestë e Botërorit të F1 2024. Holandezi i Red Bull, i freskët nga triumfi i tij në Garën Sprint në mëngjesin e sotëm, e mbylli Q3 në 1’33”660, duke mbajtur pas tij shokun e skuadrës Sergio Perez, i cili do të startojë përkrah tij. Në vijën e dytë Aston Martin i një super Fernando Alonso dhe McLaren i Norris. Ndërsa Ferrari e mbylli me distanca të mëdha: i gjashtë Leclerc, që do të nisë në në vijën e tretë krahas McLaren tjetër të Piastri. Sainz i shtati, në vijën e katërt me Mercedes të Russell.

Thjesht i pakapshëm për këdo, kampioni në fuqi pushtoi me forcë pole position të pestë në po aq fundjavë garash sezonale, duke konfirmuar se kualifikimi për në Sprint Race kishte qenë vetëm një aksident gjatë rrugës, pa asnjë pasojë. I vetmi që mbajti ritmin e tij, si të thuash, ishte Perez, i cili ende përfundoi më shumë se tre të dhjetat prapa.

FERRARI NJË DËSHTIM

Kualifikuese, megjithatë, për t’u harruar për Ferrarin, të dy më shumë se gjashtë të dhjeta pas Max Verstappen. Diferenca mes Charles e Carlos (për më tepër viktimë e një incidenti gjatë Q2) ishte 8 të mijtat, por ajo që ka rëndësi është se të dy, përtej të paarritshëmve Red Bull, do të kenë përpara dy McLaren dhe Aston Martin e një Alonso heroik, gati për të luftuar në garë siç bënë në Sprint.

Kompletimi i 10 të parëve do të bëhet me Haas të Hulkenberg dhe Sauber të Bottas, të dy sensacionalë në arritjen e kualifikimit në Q3, por të paaftë për të luftuar me emrat e tjerë të mëdhenj për pozicionet kryesore.

VETËM DY PILOTË MË KEQ SE HAMILTON

Kualifikim makth për Lewis Hamilton, i freskët nga vendi i 2 në Sprint Race. Britaniku do të detyrohet të fillojë nga vendi i 18-të, në vijën e parafundit përkrah Haas të Magnussen. Më keq se ai, vetëm Tsunoda me Racing Bulls dhe Sargeant me Williams, të cilët do të mbyllin pozicionimin startues.

Përpara shtatë herë kampionit të botës do të niset idhulli vendas Zhou Guanyu me Sauber (16), i cili do të zërë vijën e tetë krahas Alpine të Gasly (15). Të tjerët, të eliminuar në Q2 ishin Stroll (Aston Martin) dhe Ricciardo (RB), të cilët do të startojnë në vendin e 11 dhe të 12, Ocon (Alpine) dhe Albon (Williams), përkatësisht i 13 dhe i 14.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *