• |
ide | kryesore

Të dënuar për vepra të ndryshme penale, arrestohen tre persona në Fier

Lajme, Të fundit
Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 16-vjeçari



Policia në Fier ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale dhe ka kapur në flagrancë një tjetër i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij nga gjykata.

“Drejtoria Vendore e Policisë, Fier:

1 – Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Eriol Ndoni, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

2 – Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Orial Murati, 36 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

3 – Arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në fshatin Graçan, Mallakastër, pasi është kapur në lëvizje, në Ballsh, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij, nga Gjykata.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *