• |
ide | kryesore

Meta sulmon sërish Dumanin: Ky është kreu i SPAK jo sozia e shpikur nga Berisha

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar sërish publikisht drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, ndërsa nuk i kurseu ironitë.

Ai tha në një konferencë për mediat, pasi u dha një deklaratë e Dumanit, ai tha se ky ishte kreu i SPAK dhe jo një sozi e shpikur nga Berisha.

“Ky është zoti Dumani. Mbetet që ai është zoti Dumani dhe jo sozia e tij e shpikur nga Berisha për të diskretituar nga ai. Kalojmë të torollaku (për Ramën). Ilir Meta ka një durim tipik strategjik. Pavarësisht nga ky durim strategjik, në të gjithë angazhimin e tij publik, është i qartë dhe gjithçka ka paralajmëruar për çështje të rëndësishme, e ka konfirmuar koha. Basha gënjen edhe për orën, kjo është provuar botërisht. Djegia e mandateve është një shërbim që ia ka bërë Basha Ramës, kjo është e vërtetuar. Ju kam thënë se Basha, me vetëdije të plotë i kapur nga Rama dhe Mcgonigalët e tij, që të linte bashkitë, është e vërtetuar. Është fakt publik që Meta për shkak të interesit publik, shtyhu zgjedhjet dhe datën e zgjedhjeve që vendosi Meta më pas, e caktoi vetë Lulzim Basha, më 10 tetor.”, tha ai.



4 Comments

  1. Akoma me kete te diskridituar si superikorruptuar dhe tani edhe si super shejtanbudalla do merren mediat duke i servirur shqiptareve gjelle bajate qe te provokon te vjella.

  2. mire e ben ilir. shaje se njerezit duhet te zgjohen dhe shqiptaret vetem me te shara zgjohen . shaji dhe me keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *