• |
ide | kryesore

Afera e ‘5D’, Ola Xama: Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, aksionerë në hotele

Arkiva, Lajme, Të fundit
Afera e ‘5D’, Ola Xama: Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, aksionerë në hotele



Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, disa prej të cilëve janë arrestuar, pas akuzave nga SPAK, nuk kanë investuar vetëm në Tiranë, por edhe në zona turistike, siç është një hotel në Durrës.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Ola Xama, tha se drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Elvin Tivari dhe Redi Molla, janë aksionerë te hoteli “La Brisa” në Dhërmi.

“Hoteli “La Brisa” ka nisur ndërtimin pa marrë lejen e ndërtimit. Ka qenë ish-kampi veror për fëmijët në Dhërmi dhe e ka marrë Fatos Malaj, vëllai i kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Kompania që e ka ndërtuar hotelin është “ABG” me administrator shtetasin Durim Mustafa që ka punuar si drejtor në UKT gjatë kohës së drejtohej nga Redi Molla. Aty është angazhuar edhe kompania “Arlis Ndërtim”.

Të gjithë mekanizmat duket se janë të lidhur. Rreth 40 për qind të aksioneve janë të Elvin Tivarit, por mendohet se pas tij është Redi Molla dhe të dy janë te hoteli në Durrës.

Kompania “Global Security” ka marrë 14 milionë euro tendera nga Ujësjellës-kanalizime Tiranë”-tha Xama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *