• |
ide | kryesore

Barcelona e tërbuar për golin fantazëm të Yamal: “Duam të përsëritet ndeshja”

Sport, Video
Yamal



Në Barcelonë, nuk shuhen polemikat për episodin e golit fantazmë të ndodhur në El Clasico me Real Madrid, që u zhvillua të dielën në mbrëmje në Bernabeu. Blancos fituan 3-2 me përmbysje, por penalltia në favor të tyre dhe goli i padhënë i Yamal kanë kondicionuar rezultatin. Barcelona, përmes fjalëve të presidentit Laporta, kërkojnë qartësi, edhe pse imazhet nuk e bëjnë këtë.

Topi i goditur nga Yamal dhe i pritur nga Lunin lë dyshime të mëdha. Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe VAR-i, pas një vlerësimi të kujdesshëm, rifilloi lojën pa e vërtetuar golin e pretenduar. “Si klub duam të jemi të sigurt për atë që ka ndodhur dhe ju informoj se nga Barcelona do t’i kërkojë Komitetit Teknik të Arbitrave dhe Federatës Spanjolle të Futbollit të na japin të gjitha imazhet dhe audiot në lidhje me aksionin”, tha vetë Laporta.

Lexo më tejBarcelona ndihet e vjedhur në El Classico: Yamal u ndal nga Lunin, gol fantazëm në Real-Barcellona

Në shënimin e gjatë të publikuar nga klubi Blaugrana, përmendet edhe përsëritja e mundshme e ndeshjes: “Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, kuptojmë se ka pasur një gabim vlerësimi siç mendojmë ne, do të marrim të gjitha veprimet e përshtatshme për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar veprimet e mundshme ligjore – vazhdoi ai -. Nëse goli konfirmohet si i ligjshëm do të shkojmë më tej dhe do të kërkojmë që ndeshja të riluhet, ashtu siç ndodhi në një ndeshje europiane për shkak të një gabimi të VAR-it”.



1 Comment

  1. gjeja me e mire qe ka pas kalsikua , ka qene zidan dhe anceloti, asnjeri prej tyre nuk eshe inatci sic jane te gjithe ne barcelone, duke fillu na presidenti guardiola, erique, xavi et gjithe me rradhe deri tek roja i deres se klubit.

    \aq klub kurve eshte sa edhe mesin qe iu dha lavdineqe nuk e kishin enderru noi here e qe skan per ta perserit mo donin me e felliq dhe me ja fut, sic ja futen suarezit .
    jane klubi me kurve ne spanje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *