• |
ide | kryesore

Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, PS propozon anëtarët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend, Klgj


Partia Socialiste ka propozuar emrat për anëtarët e saj në Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin. Erion Braçe është emri i propozuar nga PS, për të qenë kryetar i Komisionit.

Ndërsa emrat e tjerë për anëtarë të Komisionit janë Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.

Më datë 11 prill, në parlament u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër ngritja e Komisionit për Dezinformimin. Një pjesë e konsiderueshme e opozitës nuk ka marrë pjesë në këtë votim. Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimi.


2 Comments

  1. Ky eshte nje hap themelor i instalimit te diktatures. Keta duan te dalojne me ligj tashme opinionin apo mendimin kundra asaj cfare te imponon shteti, regjimi. Dhe e gjithe kjo e ambalazhuar me nje fjale te shpikur nga te majtet ne Europe e USA si “dezinformimi”. Po a ka dezinformues me te madh se qeveria????? Qeveria ne cdo gje qe thote e ben genjen njerezit, por nuk ndiqet penalisht. Ndersa, njerezit qe ja nxjerrin rrenat ne shesh qeverise etiketohen si “dezinformues” dhe do denohen me burg.

    Kshu ishte dhe komunizmi o pellazg. Haje burgun pse talleshe me rrenat e partise.

    Nejse, shikim te mbare te Fermes se Kafsheve e BBV o “o sa mire me qenë shqiptar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *