• |
ide | kryesore

Vodhën dy qytetarë dhe një pikë karburanti, arrestohen tre persona në Vlorë

Lajme, Të fundit


Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti nën kërcënimin e një arme imituese.

Tre të rinjtë me një pistoletë lodër me silenciator i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular, dy kalimtarëve në mesnatë. Më pas me po të njëjtën armë ata kanë grabitur xhiron ditore të një karburanti.

Arrestimi i tyre është bërë në lagjen “10 Korriku”. Në pranga ranë: shtetasi A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *