• |
ide | kryesore

Zbatimi i ligjit për amnistinë penale, përfitues edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme do të nisë zbatimi i ligjit për amnistinë penale ku përfiton edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Ai u dënua nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, lidhur me tjetërsimin e pronave të Rana e Hedhun në Shëngjin.

Sot pritet që Frrokaj të lërë ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndron që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë. Ish-kryebashkiaku përveç dënimit me burg, është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Asokohe, bashkë me Frrokajn janë dënuar dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë Lezhë, të cilët akuzohen po për të njëjtën ngjarje.

Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky amnistia penale, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

Nga amnistia penale përfitojnë po ashtu të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin. Nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë. Amnistia Penale u miratua në Parlament më datë 4 prill me 110 vota pro, me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës, ndërkohë që u kundërshtua nga Partia Demokratike e vulës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *