• |
ide | kryesore

Mblidhet sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, pritet miratimi i planit të hetimit

Lajme, Të fundit


Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të mblidhet sërish sot në 11:00. Mbledhjen e kaluar palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot.

Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion. Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish-ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj. Dje në një dalje për mediat, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi akuzoi socialistët se po bllokojnë punimet dhe po bëhen pengesë për miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *