• |
ide | kryesore

Komisioni Hetimor për ‘Shëndetësinë’, mazhoranca paralajmëron sërish bojkot

Lajme, Të fundit
Hetimor



Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor të kontratave në shëndetësi kanë paralajmëruar për bojkot. Përmes një reagimi, mazhoranca njofton se caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë ata prezentë.

“Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi nuk do t’i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar. Edhe kësaj radhe, caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë ne në mbledhje. Ne kemi vendosur tashmë deklarimin e hapur të hetimit duke miratuar Planin e Hetimit bashkë me kalendarin, ku pasqyrohen qartë të gjithë hapat hetimorë të komisionit.

Po kështu kemi miratuar kërkesat për marrje provash të opozitës dhe mazhorancës. Për sa kohë mbledhja në fjalë është fuqi, duhet respektuar vendimmarrja e anëtarëve të komisionit. Çdo shfaqje viktimizimi nga opozita është shprehje e paaftësisë për të ndjekur procedurën ligjore dhe për të kryer një hetim të plotë e serioz. Opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t’i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit sepse ne kemi vendosur të vijojmë me hetimet dhe të respektojmë kalendarin e Planit Hetimor”, thuhet në reagim.



2 Comments

  1. Imagjinoni dwputet Plarent Ndreca,Avokati i Ervis Roshit,ish kryetari i bashkise Kavaje,plarenti nje monater hajdute e tenderave ne miniatrine e arsimit si sek.i pergjithshem,ne ministrine e mjedisit dhe miniatrine e brendshme,kokrra e hajdutit,i pabese e i pafe,nje socialist i ndyre si shumica e tyre ne pushtet,cfade pritet tjeter nga monstra te tilla,hajdute te neveritshem !!!!!!?????.

    1. Po dihej kjo mesele. I pranuan këto dy komisioneve parlamentare sepse ka qen presion i fortë por di vazhdojnë me avazin e tyre që t’i sabotojnë !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *