• |
ide | kryesore

Abuzoi seķsualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë

Lajme, Të fundit


Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është denoncuar nga e bija e tij 15-vjeçe për abuzim seksual. Sipas njoftimit të policisë, 15-vjeçarja ka kallëzuar në polici të atin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit.

“Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *