• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për trafik drõge në Itali, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Një 46-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal për trafikim të heroinës është arrestuar në Kavajë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Katanzaros, Itali, në korrik të 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *