• |
ide | kryesore

Gjendet pa shenja jete 42-vjeçari në autostradën Kavajë-Durrës, dyshohet se u përplas nga një automjet

Lajme, Të fundit
sekuestrohen, policia


Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit. Bëhet me dije 42-vjeçari me iniciale N.H është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. Gjithashtu policia po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe arretimin e drejtuesit.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *