• |
ide | kryesore

Komisioni për Shëndetësinë/ Ndreca: Dakordësi për listën e dëshmitarëve

Lajme, Të fundit


Mbledhja e komisionit hetimor të Shëndetësisë është mbyllur ditën e sotme pas disa minutash mbledhje. Mësohet se palët kishin rënë dakord paraprakisht në mbledhjen e zhvilluar në Kryesinë e vogël. Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca njoftoi se palët janë dakordësuar mes të tjerash edhe në lidhje me listën e dëshmitarëve. Ndërsa Albana Vokshi theksoi se të hënën do të mblidhet kryesia e vogël e Komisionit.

Plarent Ndreca: Na ka ndihmuar mbledhja e kryesisë për të bërë më eficente punën. Jemi dakordësuar edhe për 80 përqind të listës së dëshmitarëve. Mendoj që nuk kemi humbur shumë kohë sepse kemi edhe dy muaj para, 21 korrik do kemi një raport nga komisioni. Ne duhet të marrim edhe informacione në institucione dhe më pas të vijohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Albana Vokshi: Dua të mbyll këtë mbledhje. Të hënën që vjen do mblidhet Kryesia e vogël e Komisionit dhe do iu japim informacion më të detajuar për përfundimet në terren.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *