• |
ide | kryesore

Bardhi kërkoi interperlancë, reagon Rama: Gatuajnë shpifjet në shtëpi e pastaj i hedhin nga dritarja

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën për interperlancë urgjente të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të Kuvendit shqiptar nga nga autorët e prapaskenës së reportazhit të RAI 3.

Ndërkohë që Rama në postimin e tij thekson se fillimisht do të merret shpifjet, sipas tij të emisionit të gazetarit italian dhe më pas do të merret dhe me opozitën në Shqipëri. Rama deklaroi se nuk ka ndërmend që të mbyllë gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë.

Postimi i Plotë:

Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej tyre e i thonë miletit çohu se u qelb kjo punë, pastaj i fusin në thasë plehrat më të bukura e ia hedhin në kurriz çdo të huaji që u del përpara dhe kur ndonjë i huaj (si ata të RAI3-shit) që ka mbetur pa e marrë vesh çfarë malli janë këta vulëhumbur, i nxjerr në rrugë andej si thagma të ububushme, këta i riimportojnë në Shqipëri! E pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën, po kam guxuar të ngre zërin andej matanë për t’u vënë emrin që kanë plehrave të shitura në Itali si zbulime investigative, ndërkohë që mua jo që as nuk më shqetëson fare se kush shqetësohet nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk me plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë, po më vlon gjaku nga revolta për cënimin e imazhit të Shqipërisë e të dinjitetit të shqiptarëve! Prandaj as që nuk më shkon ndërmend të mbyll gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë, mu aty ku publikut italian iu thanë ato gënjeshtra e shpifje të paketuara në Tiranë. Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari (qoftë edhe të shqiptarit më të keq, që nuk është fare rasti), për të mos u denigruar publikisht nëpër botë pa i dhënë as mundësinë të mbrohet? Apo do flasin xhahilët e çingijet e Shqipërisë dhe ahengxhinjtë e tyre të klubeve televizive të natës, të cilët kur Shqipëria goditet në një media të huaj e kanë festë e shtrojnë gosti me tava plehrash përpara shqiptarëve, se edhe i gënjen mendja gjynahqarët e paudhë që do ta çojnë miletin në këmbë për muhabetet që qelbin vetë! Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë. Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu.


17 Comments

  1. Aq me mire kur jane shpifje o pallosh . Ti pse nu i çmonton shpifjet ne debat qe taq marrin vesh te gjithe se je i “KULLUAR” ? Pallosh , tiktaku po therret , zullumi eshte trashur shume .

  2. KADRI YMER KELLIRA DO TI PUBLIKOJ DOSJEN E PLOTE TE EDI RAMES NE LIDHJE ME BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMEN DHE DJALIN E KRISTAQ RAMES GREG KRISTAQ RAMEN thotë:

    EDVIN RAMA DHE KADRI YMER KELLIRA DO TE FLASIN TE DIELEN NE RAI-3 PER DOSJEN E KRISTAQ RAMES DHE PER KARTELEN MJEKESORE TE EDI RAMES HAHAH

  3. Si ka mundesi ky popull inteligjent trim, liridashes , që hedh valle ne goje te ujkut perzgjedh dhe mban per 12 vjet kte lloj monstre per kryeminister, ,……..ka diçka qe çalon ne formatin albanistanez

  4. ANDI BUSHATI ,ARMAND SHKULLAKU,FATOS LUBONJA DHE ALBIN KURTI E PYESIN YMERIN,I KUJT ESHTE GREG KRISTAQ RAMA?? thotë:

    ORE ZOTI BUSHATI JU QKA MENDONI KY GREG KRISTAQ RAME ESHTE I KRISTAQ RAMES APO EDI RAMES
    ZOTI BUSHATI A ESHTE E VERTET KUR ERDHE NE TIRANE NGA FSHATI I TIJ KADRI YMER KELLIRA KUR U FUTESHIN GOCAT NE LOKALE KADRI YMER KELLIRA IKTE NE TAULET E MASTURBONTE SI KY ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL ATJE NE FSHATIN E TIJ VETEM PO TJA FUTKE NDONJE DELEJE APO DHIE SE PIDH SKA KAP KURR

  5. Ore miq! Jepini pergjigje muratit se ka dy tre dite dite qe leh ne fc. e asnje nuk i pregjigjet! Pse nuk po ja varni me! Mos,
    se do te semuret koke lopa!

  6. Intelegjenca e ketij allasoj Kryeministri,nuk ben dot dallimin qe duhet te flase ndryshe,kur eshte duke folur per detyren qe ka,ndryshe,kur flet ne podkastin e vet,(qe eshte rast unik,edhe ne bote,qe nje K/M, te kete podkast personal,TV personal avion prsonal ,por edhe Mamice te personalixuar),dhe ndryshe kur flet me rrugacet qe e rrethojne.

  7. O lepur , dil ne debat nji here me kedo se ngele duke u fshehur mbas fustanit te lindes o lepur . Me kete retoriken tende engelsiane nuk genjen dot me as shoket e zahos jo me boten . E di gjith bota qe je nje palo maskara qe vjedh cdo gje qe i del para . Po dhe un flas me nje lepur qe ben si trim se ka gjetur te jete sejmeni i nje miliarderi bythqir . Ky je ti dhe kasta e jote e ndyre . tik tak tik tak tik tak

    1. Mi gjirizesh sufllaqexhi . Shume shpejt do ti coni paketa cigaresh ne burg ktij pederastit tuaj te gjate o ndyresire e kuqe.

      1. Ne fakt pedet e jugut jane me te mire, jane bythqira pleherash (jo lulishtesh)me ideale. Te rroje partia moterqirajve bythqira.

        1. Fytyra e vërtetë e Ramës dihej po fytyrën e vërtetë në opinionin ndërkombëtar ja nxori Rai3.
          Doli krejtësisht fare nga fiqiri dhe tani nuk di të përmbahet sepse nuk kupton që s’po ka përpara ronxho borxhit e tij të rilindjes e që i trajton si skllevër!!!

        2. Nuk ka pede jugu apo veriu, ka BQ. % eshte e njejte, por atyre te veriut i thuhet burra kurve, si Berisha, Beci, Beqja etj etj edhe ca si puna jote baxhelle

  8. Nje politikan qe kur flet i ben thirrje Jo arsyes por pathosit te degjuesve eshte nje politikan populist. Z. KM e keni harruar fare te majten ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *