• |
ide | kryesore

Blinken: Kina po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane

Arkiva, Lajme, Të fundit
blinken


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se SHBA ka parë prova të përpjekjeve kineze për të “ndikuar dhe ndërhyrë” në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, pavarësisht një angazhimi të mëparshëm nga udhëheqësi Xi Jinping për të mos e bërë këtë.

Blinken i bëri këto komente për CNN pas një udhëtimi 3-ditor në Kinë, ku diplomati i lartë amerikan kaloi orë të tëra duke u takuar me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë edhe Xi. Të dy vendet kanë hapur një sërë çështjesh të diskutueshme, nga kontrollet e teknologjisë amerikane deri te mbështetja e Pekinit për Moskën.

Blinken tha se ai përsëriti një mesazh që presidenti Joe Biden i dha Xi gjatë takimit të tyre në San Francisko nëntorin e kaluar për të mos ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA. Më pas, Xi ishte zotuar se Kina nuk do ta bënte këtë.

“Ne kemi parë, në përgjithësi, prova të përpjekjeve për të ndikuar dhe ndoshta ndërhyrë, dhe ne duam të sigurohemi që kjo do të ndërpritet sa më shpejt që të jetë e mundur” – tha Blinken kur u pyet nëse Kina po shkelte angazhimin e Xi ndaj Biden.

“Çdo ndërhyrje nga Kina në zgjedhjet tona është diçka që ne po e shikojmë me shumë kujdes dhe është krejtësisht e papranueshme për ne, kështu që doja të sigurohesha që ata ta dëgjonin përsëri atë mesazh” – tha Blinken, duke shtuar se kishte shqetësime për Kinën edhe nga vende të tjera. ©LAPSI.al


9 Comments

  1. Hahaha more bythqim sorrosian, sa here fiton Trumpi do sajohet nje nderhyrje njehere Rusia tani Kina. Robqir kokrra e pederastit.

    1. Ç’faj kanë kinezët se janë shoqëri konservatore, dhe kjo i bën liberalët amerikanë t’u duket sikur po mbajnë anë.
      Edhe vlerat dhe mrojtja e tyre po bëhen globaliste.

  2. Eh, mor Andon. Keshtu eshte ky muhabet, c’te mbjellesh do korresh.
    Po nderhyve te te tjeret, ca te tjere do nderhyjne te ty.

    1. Ska lidhje me nderhyrjet, por këta kanë kohë qe po deshtojnë me kinën dhe skanë asnjë strategji kështu që dalin me fleterrrife kina ashtu kina kështu

      E verteta eshte qe kina spo i pjerdh fare pasi w di mirë qe këta janë kalimtarë dhe të parëndësishëm.
      Kina mblodhi gjithë ceot e usa dhe foli me ta, administrata w bidesë u nervozua sespse kina ja tha troç unë flas me këta që kanë interes real jo llafe axhendash politike
      Në tryeza të rëndësishme stë merr njeri seriozisht kur shkon me cingije si rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *