• |
ide | kryesore

“Mbreti Charles është rëndë”/ Pallati Buckingham mohon thashethemet

Arkiva, Lajme, Të fundit
charles


Mbreti Charles III ka zgjedhur të heshtë mbi thashethemet për një përkeqësimin e shëndetit të tij dhe ka publikuar një postim në Instagram ku njofton se së shpejti do t’u kthehet detyrave të tij. Monarku britanik paraqitet i buzëqeshur me gruan e tij, mbretëreshën Camilla (foto poshtë).

Në deklaratë thuhet se “Madhëria e tij Mbreti do të kthehet së shpejti në detyrat publike pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi pas diagnozës së fundit me kancer”. Mbreti Charles III pritet të bëjë një kthim të kufizuar në angazhimet e tij publike duke nisur nga java e ardhshme.

Re Carlo smentisce l'aggravamento del tumore: la prossima settimana torna agli impegni pubblici - foto 1

Buckingham Palace bëri këtë reagim pasi mjekët e sovranit thanë se ishin “shumë të inkurajuar” nga përparimi i trajtimit ndaj kancerit. Pallati Buckingham njoftoi gjithashtu se Mbreti dhe Mbretëresha do të presin perandorin japonez dhe bashkëshorten e tij perandoreshë në qershor, një ngjarje e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se kjo është vizita e parë në Mbretëri nga kreu i një shteti japonez që nga 1998.

Ishte gazeta amerikane “Daily Beast” që raportoi nga burimeve të paspecifikuara për një përkeqësim të shëndetit të sovranit britanik. Ajo shkoi se janë përditësuar planet për “Operacionin Ura e Menait”, emri i koduar i organizimeve të funeralit të mbretit Charles. Pallati mbretëror nuk iu përgjigj këtyre thashethemeve, duke preferuar të njoftojë drejtpërdrejt rikthimin e Charles në aktivitetin e tij publik. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *