• |
ide | kryesore

Veliaj sulmon prap gazetarët: Japin mend pasi bëhen llucë në kazino!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Erjon Veliajt nuk i del inati me gazetarët dhe analistët që komentojnë hetimet për drejtorët e tij hajdutë. Nga një aktivitet me punonjësit e Bashkisë në Farkë, ai ka sulmuar sërish gazetarët që sipas tij “japin mend pasi janë bërë llucë në kazino”.

“Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi. Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës”, u shpreh Veliaj.

Një ditë më parë, sapo doli nga SPAK, Veliaj sulmoi disa gazetarë që nuk janë censuruar për vjedhjen skandaloze të taksave nga drejtorët e në Bashkinë e Tiranës. Fjalori i përdorur ditët e fundit nga Veliaj është i pazakontë pasi në të kaluar e kemi dëgjuar të flasë më shumë për kopshte, çerdhe dhe rrugë të reja, ndërsa pasi doli nga SPAK kreu i bashkisë ka nxjerrë një fytyrë tjetër, më agresive, por edhe më të vërtetë.


10 Comments

  1. Po pse duhet te quhesh hero i shekullit kur bene punen per te cilen paguhesh me taksat e qytetarve- vetem lali plehi me mendjen e tij te holle e kupton🤣😂🤮

    1. Prandaj duhet te vjedhesh let tona ti vemje multi se paska CA punetor bashkia qe pastrojen?
      O loqe po flet karlleqe me mire mbylle Helen

    2. Eshte me.mire të rrish te divani se i ben dem vetem vetes por nje hajdut dhe injorant si ti ore lal plehu ne krye te bashkise i ben dem gjithe dynjase …

  2. Dmth krasit barin thote nga ana tjeter flitet se ka krasitur 3 miliarde €! Te isha prokuror i SKAP ky tashme duhet te ishte ne burg! Fakti qe nuk arrestohet i jep vetesiguri, arrogance dhe ndjenje sulmuese ketij te pacipi, ketij lyrashi qe vazhdon rri afer taksave dhe tregon pune ordinere!

  3. Prape vazhdon avazin e mashtrimit ky “punetori i palodhur”.

    Eshte i neveritshem dhe aq idiot, injoranca i jep kete guxim, qe edhe pse eshte kapur me presh ne duar nuk e mbyll gojen kamare.

    Eshte komplet fake, nga koka tek kembet.

  4. Mesa kam kuptuar, me analfabetet ka punesuar ne bashki. Nuk e di nese i duhen te tille apo nuk i afrohet kush tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *