• |
ide | kryesore

A fshehu policia përfshirjen e burrit të Delina Ibrahimajt në plagosje? Si përgjigjet Tonin Vocaj

Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për mediat, është pyetur në lidhje me fshehjen e ngjarjes, ku burri i ministres Delina Ibrahimaj, plagosi drejtorin e kredive në Ministrinë e Financnave. Vocaj tha se nga strukturat e policisë janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, pavarësisht se blutë kanë dështuar në kapjen e autorit të plagosjes, që ishte pikërisht burri i ministres.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nëntor të vitit të kaluar, ku prokuroria vendosi pushimin e hetimeve në ngarkim të bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj.



5 Comments

  1. Nuk futet te ngjarjet sensitive plagosja me thike – thote mjeshtri! O palaço, ai eshte krim kunder jetes se personit, sulm ndaj titullari te institucionit dhe si i tille kërkon angazhim madhor te efektivëve, dmth grada me e larte e komisariatit duhej te merrej me rastin! Ju jeni injorant ne fushen penale, pergjigjia juaj te shkoje ne Strasbourg ju denon si shtet! Plus moralisht ju jeni punonjes cinik, i shpifur me kete pergjigje..

  2. Ky Vocaj eshte kriminel,nje fjale e cila vret po eshte e vertete !!!
    Polici esgte polic ne cdo rast dhe perballe cilido krim e kriminel dhe nuk mund te jete nje here polic dhe nje here bandit !Fshehja e rastit Kriminal te burrit kriminel te Delina Ibrahimajt uleret pafund !!!
    Si ka mundesi nje kriminel merr thiken ,per shkak te detyres ther qytetarin te Pazari i Ri,dhe rasti nuk eshte sensitiv ?!
    Ky eshte kriminel po si burri i vrases ne tentative i Delina Ibrahimajt kush e di sa e sa raste fsheh kjo qenije e peshtire,ky monster e qelbesire,duhet denoncuar ne SPAK !Eshte thellesisht i korruptuar dhe me siguri ka marre pjese ne shume tjetersime provash ne sherbim te bandes ne pushtet !Nje kriminel si ky eshte shume i demshem per shoqerine !

  3. O zagar muti ju për 5 gram hashash po të kapni ndonjë fakir dilni në konferenca shtypi,për këte nuk përbënte ngjarje -sensitive-brockullit se ishte i shoqi ministres ,YYYY PLEHRA.

  4. Na mbysni me lajme edhe kur ka zenka ordinere dhe tani thua se nuk ishte sensitive?
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ………………….. kurva me uniforme dhe pa dinjitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *