• |
ide | kryesore

Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Arkiva, Lajme, Të fundit
kellici



Belind Këlliçi, ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.

Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.

“Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar.

Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar.

Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në SPAK, duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.

Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka.

Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët.

Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës.

Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë.

Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet”, tha ai.



8 Comments

  1. Hajd ishalla. Po ti ndaje njeher mendjen vet per SPAK-un. Nese duhet inkurajuar apo eshte organizat kriminale sic thot shefi jot. Ndaje mendjen, se nuk mund te inkurajohet ne mengjes dhe ne dark posht ballkonit te shpallet organizat kriminale. Sic pranon hetimet e ketyre, prano dhe hetimin e shefit tend se del bythqir pastaj.

  2. Le ti mbyllet se dava fulsi eshte, po e jotja sfilloi kurre o mavri, humbe turpshem be tirane pale na thoje se do fitosh, u zhduke ca muaj nga turpi tani te erdhi prape zeri. Guak

  3. Po perse jeni kaq mosmirenjohes?! Erjon Veliaj ka transformuar Tiranen.

    E ka bere nje metropol qe krahasohet me Romen e Berlinin.

    1. Ore kar , vërtet e ke ?
      Si guxon krahason Tiranen me Rome e Berlin?
      Ku e gjen gjithe kete guxim prej loqeje…
      Ke qenë ndonjehere ne Rome apo Berlin apo shkruan direkt si patromazhist nga Roskoveci dhe ish refugjat në Kavalla të Greqisë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *