• |
ide | kryesore

(VIDEO) Ulsi Manja kërcënon Agron Shehajn: T’i pres veshët. Do merret shteti me ty

Arkiva, Lajme, Të fundit
Manja



Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuvend deputetin e pavarur Agron Shehaj, duke i thënë se “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të ti pres veshët”. 

Por si përshkallëzoi debati (video më poshtë)?

Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë se me amnistinë penale nuk do të liroheshin zyrtarë të korruptuar.

“Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion. Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.” – u shpreh Agron Shehaj.

Sipas Shehajt, duke u nisur nga reagimi i SPAK, amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë, ndërsa për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.

“Ky është një mesazh për spakun; Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj.

Pas këtyre akuzave ministrit të drejtësisë nuk e mbajtën nervat. Teksa Shehaj i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja i thotë “t’i pres veshët”. 

Më pas merr fjalën për replikë dhe i bën një kërcënim të hapur. “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty. Do të vijë dita që fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë”. 

Shikoni videon më poshtë:



24 Comments

      1. Arroganca e sherbetorit buron nga agai. Ky fshatari qe te cante menderen duke lavderuar Berishen kur ishte prokuror tani ne sherbim te Rames imiton shemtuar arrogancen e shefit. I duket vetja si minister i Enverit te diktatures ketij qelbesi me ere te rende.

  1. Ja fytyra e vertete e shtetit, do e digjni si Brilant Martinaj apo do e shkrini ne acid si Ervis Martinaj? Une te isha Agroni direkt do i coja keto kercenime ne US Embassy dhe EU Embassy. Nuk i pret dot asgje Ulsi, ai eshte deputet por nqse ke qejf te presesh ndonje gje prit bilen se nuk te duhet me per asgje! Forza Agron, denoncoji bastardet..

  2. O ulci nese ai financon portale ben shume mire, sepse jane edhe nder te tjera qe pi ju çjerrin fytyren juve si bande. Nese ti è di qe qe çon uje ne mullinj “dashakeq” ose denoncoje e coje per hetim ose mbylle nevojtoren.
    Sa per veshet duhet te jesh Burre e te kesh bythe me i pre, dmth ti nuk e ben dot.
    Po te merret si kercenim dhe si dell’aria ti duhet te ishe shkarkuar para mbylljes se seances.
    E fundit eshte fakt dhe shume i verrete perderisa u prononcua zyrtarisht edhe Spak, qe: Ju keni genjyer ne lhdhje me amnistine sepse ne te verrete keni liruar dhe ulur denimet per ata qe jane denuar nga Gjkko.
    Edhe nje fakt qe ty do te te dale fytyra e vertete shume shpejt

    1. Ulsiu hetuesi famekeq I komunizmit, sigurimsi me I shmetuar qe ka rilindja, fshatar ordiner.
      Ky duhej te ishte ne burg me kohe per vjedhje votash; ju kujtohet kur thoshte: Po ma nalt o burre!!!!
      Ku ka degraduar ky vend?!

    2. Ulsiu eshte “fytyra” e drejtesise qe na lane Kimetja dhe Sorosi.
      Gezoni o shqiptare drejtesine e plehrave, nga plehrat dhe ne sherbim te plehrave.
      Mallkuar qofte sekti mavi!

  3. Qe z. Manja eshte njeri inteligjent e largpames kjo dihet qe nga pergjimet e Dibres. Po se nga e di qe “shteti” do merret me kolegun qe eshte po deputet, tejkalon dhe aftesite normale te z.Ulsi, apo me mire shoku Ulsi mqs do “t’ja hedhe doren” deputetit Shehaj.
    Sa per deputetin Shehaj, keto jane provat e para dhe me elementare per te ngritur alternativen qe po perpiqet te ofroje. Sdq duket ne drejtimin e duhur padyshim.

  4. Ulsiu ka dashur te thote : do ti presim leshte,po e ka ngateruar sepse sikur belezon pak ky mafijozi qe flet ne emer te shtet kurves!

    1. Kur nje fytyre kaq e shemtuar maloku kercenon deputetin e zgjedhur mendoni se sa drejtesi ka per nje qytetarte thjeshte.
      Drejtesia qe duam!

      1. Keta jane te droguar te gjithe si qeveri, kane humbur arsyen totalisht.
        Edhe ne nje vend afrikan si Zimbabwe ky njeri do ishte prangosur per kercenim.

  5. Kur nje fytyre kaq e shemtuar maloku kercenon deputetin e zgjedhur mendoni se sa drejtesi ka per nje qytetarte thjeshte.
    Drejtesia qe duam!

  6. Ministri i drejtesise qe edhe pse na genjeu duke na pare ne kokerrdhok te syrit , tani del e shantazhon hashiqare .
    Minister drejtesie qe perdor forcen e kartonit si kut drejtesie . Pafytyrsia ka emrin Ulsi Manja . Dorhiqu o i pacipe .
    Turpi per ju eshte bere si vakt buke o mjeraner . Turpi ju mbulofte e haka e Shqiptareve ju zefte .

    1. Nje malok me fytyre majmuni behet ministeri i drejtesise se rilindjes! Cfare pret tjeter ky popull?
      Po ma nalt o burre!!!

  7. Nje minister kercenon. Burri ministres godet me thike. Kryetari i bashkise dhe ai i qeverise shajne, fyejne e kercenojne. Fjalori ordiner. Hajdute po e po. Rilindja degradon pa ndalur dhe po e cin gjithe vendin ne gremine. Delet rrine e bejne tifozllik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *