• |
ide | kryesore

Artan Gaçi, 4 orë në SPAK për tokat në Dhërmi

Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-deputeti socialist, Artan Gaçi, i cili së fundmi ka marrë dhe statusin e investitorit strategjik është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka qëndroi për më shumë se 4 orë në SPAK, ku raportohet se është thirrur për të dhënë deklarime si person në dijeni për hetimin e nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë, në lidhje me abuzimet me një sipërfaqe toke prej gati 11 mijë m2 në Dhërmi.

Artan Gaçi ishte paraqitur edhe më herët në SPAK në tetor të vitit të kaluar pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri.


3 Comments

  1. Fatkeqesisht na mbetet te matim fajet e mekatet e hajduteve dhe te te korruptuarve me oret qe rrine ne Spak…….

    4 ore ky…. 8 ore ai tjetri…. kaq minuta ne hollin e ngushte ai vemja……..

  2. Keta pjella te rilindjes po shkojne bejne ndonje dore muhabet me SKAPI- Stat dhe dalin duke qeshur si Lali fiku edhe ky gagaci – dashnori qe ka trasheguar Olten nga rraca mavije e Olsi Rames!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *