• |
ide | kryesore

Shehaj pas kërcënimeve: Manja gënjeu dhe amnistoi të korruptuarit, jep dorëheqjen

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj


Deputeti Agron Shehaj reagoi për kërcënimin që dje ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i bëri në Kuvend, duke i thënë se “shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të ti pres veshët”. 

Lexo më tej: (VIDEO) Ulsi Manja kërcënon Agron Shehajn: T’i pres veshët. Do merret shteti me ty 

Deputeti Shehaj u shpreh se reagimi i Manjës me kërcënime erdhi sepse u përball me të vërtetën, se nga amnistia penale përfituan të korruptuarit dhe të dënuarit nga GJKKO-ja, përkundër deklaratave të Ulsi Manjës.

@agron.shehaj

Ulsi Manja liroi të korruptuarit dhe gënjeu. Jep dorëheqjen! #partiamundësia #agronshehaj #mundësia

♬ original sound – Agron Shehaj

“Po pse reagoi Ministri Manja në atë mënyrë me kërcënime, sharje dhe ofendime? 

Sepse thjesht i thashë të vërtetën në fytyrë. Tha që amnistia nuk do të nxirrte nga burgu dhe nga amnistia nuk do të përfitonin të korruptuarit dhe të dënuarit nga GJKKO-ja, dhe në fakt ndodhi komplet e kundërta. 

Ministri Manja gënjeu dhe duhet të japë dorëheqjen” – u shpreh Shehaj në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Lexo më tej: Manja për përplasjen me Shehajn: U bëra nostalgjik, janë debate politike 


3 Comments

  1. Amnistia ishte “kafja” qe Skenderbeu i dha ushtareve te tij ne burg per mbylljen e gojes. PD-se si gjithmone i hodhi nje kocke ta mbaje ne goje qe ta votonte amnistine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *