• |
ide | kryesore

U gjetën të pajetë në shtëpi, përcillet për në banesën e fundit çifti i të moshuarve në Dropull

Lajme, Të fundit


Një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e tyre në Dropull, me shenja dhune në trup. Ndërkohë, ditën e sotme, dy të moshuarit u përcollën sot në banesën e fundit. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Ata u gjetën pa jetë në banesë mëngjesin e së enjtes dhe mësohet se janë varrosur në një varr te vetëm. Çifti jetonte vetëm në Dropull, teksa sot në varrim ka ardhur vajza e birësuar e cila jeton në Athinë.

Bëhet me dije se rrethanat e vdekjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia janë ende të paqarta, fillimisht u dyshua për dhunë në familje, pasi banesa nuk ishte e thyer. Ndërsa disa orë pas krimit, policia u orientua drejt pistës së vrasjes.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *