• |
ide | kryesore

Julen Lopetegui trajneri i ri i West Ham, Marca bën ‘leckë’ Milan: “U shantazhua nga tifozët”

Sport
Lopetegui



Julen Lopetegui është gati të rikthehet në pankinë dhe jo, nuk do të jetë ajo e Milan. Trajneri spanjoll do të qëndrojë në Premier League pas eksperiencës që përfundoi keq me Wolverhampton. E pas zërave për një marrëveshje të mundshme me kuqezinjtë, ai pranoi ofertën e West Ham. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ish-tekniku i Sevilla do të marrë vendin e David Moyes në pankinën e Hammers. Firma mbi kontratë dhe njoftimin zyrtar i klubit londinez do të mbërrijnë në ditët në vijim.

Për Lopetegui, që në karrierë fitoi Europa League me Sevilla dhe drejtoi kombëtaren spanjolle, do të jetë aventura e dytë radhazi në Premier League pas asaj me Wolverhampton e ndërprerë në fillim të këtij sezoni me dorëheqjen e tij. Tani – siç raporton Fabrizio Romano – ka ardhur marrëveshja me Hammers.

Lexo më tej: Milan zgjedh Lopetegui: kontakte të vazhdueshme e një akord paraprak i arritur

MARCA SULMON MILAN: “U SHANTAZHUA NGA TIFOZËT”

“Klubet e mëdha nuk dorëzohen para tifozëve, kushdo që të shkojë tani do të jetë më keq se Lopetegui”. Ky është mendimi i spanjollëve të Marca në lidhje me revoltën sociale të tifozëve kuqezi, që bëri që Milan të mbyllte interesin e tyre për Lopetegui: “Fatkeqësisht Milan jeton në të kaluarën e tij… dhe me të kaluarën. Nuk është tipike për një klub kaq të madh – vetëm Real Madrid ka më shumë Kupa Kampionësh – të dorëzohet para shantazhit të një grushti firmash (11,000) me projekt-kontratën në tryezë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *