• |
ide | kryesore

Zhdukja e nënës me fëmijët në Shkodër/ Vijon kërkimi, Mbrojtja Civile kërkon ndihmën e Forcave të Armatosura

Lajme, Të fundit



Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të nënës, Alma Arrazit me dy fëmijët vijojnë, ndërsa Mbrojtja Civile ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura. Bëhet me dije se agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Ndërkohë mësohet se kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.



1 Comment

  1. CDO ZHVILLIM KA ANALIZ PER SHPEJTESI CILESI EFIKASITET NDRYSHE KURR NUK ECIM PERPARA, KY NUK ESHTE ZHVILLIM POR SHKUNDJE E ASAJ QE KEMI ARRITUR SHKATRRIM thotë:

    JETOJM NE KULMIN E TEKNOLOGJIS KU PER THELLESIN E UJRAVE TONA ESHTE E MUNDUR SURVIJIMI ME DRON ME PAISJE TEKNOLOGJIKE PERCAKTUESE , DHE ROBOT NDIHMES PER RASTIN PER TA GJETUR NXJERRUR NJE TE MBYTUR NGA UJI NE KOHE RREKORD ,JO TE PERDOREN ZHYTES ME ELEKTRIK ME TAHMINA SI TE FUSESH BUBRRECIN NE AUTOSTRAT ,,KUJA TAKSAT QE NE PAGUAJM PER TE NA SHERBYER KUR NEVE KEMI NEVOJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *