• |
ide | kryesore

Grabiti një banesë, vihet në pranga 28-vjeçari në Cërrik

Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 28-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi grabiti një shumë parash në një banesë. I riu ka vjedhur 420 euro, në banesën e një 67-vjeçari në fshatin Shushicë. Një pjesë e parave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi ka kryer këtë vjedhje, ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë tjetër, në fshatin Shushicë. 28-vjeçari është dënuar më parë për vepra penale në fushat e vjedhjes, narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *