• |
ide | kryesore

Pezullohet polici që shantazhonte një grua me foto intime

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policisë



Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë asaj 3 milionë lekë të vjetra. Zonja tregon se policin dhe të shoqen i njohu kur punonte në treg dhe ata po kërkonin për qiraxhinj. Kështu në apartamentet që ata jepnin më qira çoi njerëz të saj.

Denoncuesja thotë se qiraxhinjtë i kishte të afërm dhe shkonte shpesh i vizitonte. Pasi ata e morën vesh këtë filluan ta shantazhonin duke i thënë se kemi video të tuat që vjen në banesë, por më kryesorja se ata kishin foto nudo të saj duke e shantazhuar.

Polici bashkë me të shoqen për mospublikimin e tyre i kërkonin denoncueses 3 milionë lekë të vjetra. Në këto kushte denoncuesja pohon se ua dha paratë që kërkuan, por që më vonë mësoi nga rrethi i saj shoqëror se polici u kishte treguar miqve të tij se dispononte foto të saj nudo, madje u kishte treguar që e kishte shantazhuar dhe se ishte paguar. Për ta vërtetuar këtë, ajo takoi sërish personin që polici i kishte treguar.

Ai i thotë se polic Jonuzi kishte në telefon foto të saj nudo dhe se po ai vetë i kishte thënë që e ka shantazhuar qytetaren. Fiks Fare solli me zë dhe figurë këtë person kur thotë se “Jonuzi kishte video dhe foto”. Qytetarja e shantazhuar u dha gazetarëve një deklaratë, që gruaja e policit kishte firmosur në të cilën thuhej se denoncuesja i ka dhënë 3 milionë lekë se jua kishte borxh dhe po në të njëjtën deklaratë, gruaja e policit, Liri Koçi thotë se nga ai moment nuk ka më prova se qytetarja ka lidhje me të shoqin.

Kështu ata deklaruan se paratë i morën për atë që qytetarja pretendoi në emisionin investigativ. Në përballje me bashkëshortët Koçi, qytetares ju mohua se ata kishin marrë para, madje sipas tyre as borxh nuk i kishin marrë e as dhënë. Ndërkohë në një telefonatë me gazetarët , punonjësi i policisë Jonuz Koçi në fillim thotë se zonja ua ka pasur borxh, pastaj pranon se kanë prova që zonja ka hyrë në shtëpinë e tyre, madje e shkruan në deklaratë këtë gjë që zonja të ishte e qetë.

Pas telefonatës me gazetarët polici takon të afërmin që i tregoi për fotot dhe shantazhin dhe bashkë me të shkruajnë një deklaratë në emër të zonjës, ku ajo thotë se nuk ka pretendime për paratë dhe nuk denoncon në emision investigativ. Punonjësi i policisë nuk pranoi të fliste me gazetarët edhe pse këta të fundit e ndaluan në rrugë dhe i kërkuan një përgjigje.

Pas emisionit reagoi policia e shtetit që pezulloi policin e denoncuar.

“Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks-Fare”, në Top Channel, ku një punonjës policie kishte shantazhuar një shtetase dhe i kishte marrë një shumë parash për të mos i publikuar fotot, ju bëjmë me dije se: Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të Nenit 222, pika 8 të Rregullores së Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, Inspektor J.K, me detyrë trup shërbimi për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të Policisë Shkencore dhe ndaj tij ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë. Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm” – thuhej në njoftim. /LAPSI.al



2 Comments

  1. Policit mire ja keni bere por çudia ndodh me ate gjyqtaren me tre mbiemra ,e cila ka genjyer ne formularet e deklarimit dhe vazhdon gjykon mjerzit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *