• |
ide | kryesore

Dokumentet sekrete, shtyhet gjyqi i ish-Presidentit amerikan Donald Trump

Lajme, Të fundit
Trump



Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump në Florida për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vendosi gjykatësja federale e kësaj çështje të martën, duke ulur ndjeshëm shanset fillimit të njërit nga gjyqet për akuza penale para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Trump, i cili është në garë për një mandat të dytë presidencial, më parë ishte planifikuar të dilte në gjyq më 20 maj për akuzat mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, por prokuroria dhe mbrojtja e kishin pranuar se gjyqi do të duhej të shtyhej.

Gjykatësja federale Aileen Cannon, e cila u emërua nga zoti Trump në vitin 2020, tha të martën se gjyqi nuk do të fillonte më 20 maj, por nuk caktoi një datë të re të fillimit të tij. Ish-Presidenti Trump është deklaruar i pafajshëm për 40 akuza federale për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete të sigurisë kombëtare në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, në shtetin e Floridës, pas largimit nga detyra në vitin 2021 dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t’i tërhequr ato.

Trump është kandidati i pritshëm republikan për president, që pritet të sfidojë presidentin demokrat Joe Biden, i cili e mundi atë katër vjet më parë. Prokurori i posaçëm Jack Smith përballet me pengesa të mëdha për të çuar njërën nga dy çështjet federale kundër zotit Trump në gjyq përpara zgjedhjeve. Gjykatësja Cannon ende nuk ka vendosur për disa çështje ligjore thelbësore lidhur me çështjen e dokumenteve dhe ka sinjalizuar mbështetje për mbrojtjen e zotit Trump për disa çështje./ VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *