• |
ide | kryesore

Rama i ftoi për marrëveshje/ Bardhi: Nuk e dimë, ç’është ky komision?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Propozimi i Rama për ngritjen e një komisioni për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionit është përshëndetur nga ambasada amerikane, por në opozitë janë ende të paqartë se ç;është ky komision dhe çfarë reformash do të thellojë. I pyetur për propozimin e Ramës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ngurroi të japë një përgjigje për propozimin e kryeministrit.

“Së pari nuk i përgjigjem asnjë ftese të zotit Rama, kur të jetë çështje e Kuvendit të Shqipërisë, do keni qëndrimin e grupit parlamentar të PD”, tha Gazment Bardhi.

Deputeti tha më tej se opozita nuk e ka penguar asnjëherë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por i duhet më shumë informacion për të kuptuar se çfarë është komisioni që propozoi Rama.

“Është folur që do të ngrihet një komision i posaçëm, që ne nuk e dimë se çfarë është ky komision. Grupi jonë parlamentar nuk e ka parë dhe nuk e ka vlerësuar kështu që nuk mund të ketë një qëndrim. Meqë zotëria foli për Shqipërinë në BE, në 11 vite opozitë më konsturktive, sa i përket ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Shqipëria nuk ka patur. Do bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të afruar integrimin e Shqipërisë”, tha Bardhi.

“Qeveria teknike para zgjedhjeve ka qenë e vazhdueshme para zgjedhjeve. Raportet e OSBE-ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore para zgjedhjeve. E gjithë kjo situatë krijon mungesë barazie mes palëve në zgjedhje dhe e vetmja formë për të garantuar barazi do ishte një qeveri teknike jashtë kontrollit të palëve në proces zgjedhor”, shtoi ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *