• |
ide | kryesore

Infrastruktura e aeroportit të Vlorës mbulohet nga foletë e zogjve që rrezikohen prej tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Nensi Bogdani

Teksa viziton peisazhin e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë, cicërimat e tufave të zogjve dhe shpendëve shtegtarë që fluturojnë mbi fushën e Akërnisë të shoqërojnë përgjatë gjithë kohës.

Fare pranë ngjitur me këtë fushë, vijojnë ndërtimet për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.

“Infrastruktura e aeroportit ka filluar të përdoret gjerësisht nga shpendët” theksoi Taulant Bino, drejtues i Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë (AOS), duke nënkuptuar se kjo zonë vijon t’i përkasë zogjve, dhe jo investimeve të turizmit.

“Kjo zonë është zonë migratore për shpendët e ujit, ndërsa fusha e Akërnisë është vend folezimi për shpendët e fushave”, vijoi Bino, përgjatë një vizite në terren në zonën e mbrojtur Pishë-Poro Nartë.

Përgjatë gardhit të aeroportit në ndërtim e sipër vihen re tufa zogjsh që fluturojnë brenda zonës së punimeve, teksa shpendë te tjerë si laraskat dhe korbat kanë ndërtuar foletë e tyre me degë pemësh në telat rrethues të aeroportit.

Laguna e Nartës, një prej lagunave më të rëndësishme të vendit tonë në veriperëndim të qytetit të Vlorës, është shtëpia e 248 specieve të zogjve, nga 260 specie që janë në total në vendin tonë.

Projekti për Aeroportin e Vlorës filloi punimet në vitin 2021, ngjitur me fushën e Akërnisë, brenda peisazhit të mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”, teksa pritet të jetë gati për operim në vitin 2025, siç është lajmëruar dhe nga krerët e qeverisë.

Ky projekt është kundërshtuar që në fillesat e tij nga organizatat mjedisore, të cilat e konsiderojnë zonën Pishë-Poro-Nartë si një ndër ekosistemet më të rëndësishme në Shqipëri dhe pjesë të rrugës së migrimit të Adriatikut për shpendët shtegtues.

“Zënia dhe humbja e habitateve për këto specie nga ngritja e aeroportit rrezikon vazhdimësinë dhe ekzistencën e tyre”, cilësoi Besjana Shehu, bashkëthemeluese e Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë (AOS), gjatë fjalës së saj në Forumin e Zonave të Mbrojtura 2024, në Tiranë.

“Mund të kemi humbje të habitateve nga zëvendësimi me vepra turistike, ndotje akustike, të ujrave apo të tokës, si edhe fragmentarizim të tyre”, vijoi Shehu.

Edhe Elvana Tivari, eksperte ligjore, pranoi se ndryshimet e lejuara ligjore në Zonat e Mbrojtura mbi zhvillmin e strukturave turistike si pistat e avionëve apo resortet mund të çojnë në degradim dhe fragmentim të këtyre habitateve në zonat e mbrojtura.

“Prioritizimi apriori i zhvillimit të strukturave turistike dhe infrastrukturave mbështetëse është një prej shqetësimeve tona kryesore” tha Tivari.

Ekipi i AOS, i cili prej vitesh i është përkushtuar mbrotjes së habitateve të specieve dhe shpendëve në Shqipëri, theksoi se në fakt mbrojta e këtyre zonave duhet të ishte tashmë diçka e marrë si e mirëqenë.

“Normalisht ne duhet t’i kushtonim më shumë kohë kërkimeve shkencore, dhe jo mbrojtjes së zonave të mbrojtura, e cila tingëllon si diçka paradoksale duke qenë se ato duhet të gëzonin mbrotje të plotë”, thekson ekipi i AOS.

“Ne i trembemi gjithashtu zhvillimeve të tjera të cilat mund të ndodhin pas këtij dhe që mund të rrezikojnë të ardhmen e zonës”, cilësuan anëtarët e AOS./BIRN



8 Comments

  1. Qeveri rq, nuk e benin dot ne bypass e Fier – Levan, por e kane bere aty qe ta afrojne me 10000 apartamentet qe do ndertoje dhendri i Trump! Jepi Edi shkerdheji delet, Zogu morri floririn e iku, ti po u merr shqiptareve cdo prone. Madje je aq vampir sa dhe zogjte i le pa shtepi!

    1. Ate aeroportin qe po behet me PPP ose me mire te themi me Parate e Bankes qe po merr Pacolli me garancine e Qeverise Shqipetare, do ta vazhdojne ta paguajne Shqipetaret sepse do jete gjithmone me humbje. Rama& Co vazhdon me shquerjen dhe mbushjen e Shqiperise me Beton..Himarjot i qelbur. Kush pa hajer nga keta rrace e keqe

  2. E kam shprehur dhe më parë se nga ana ekonomike nuk do jetë rentabël por më e keqja është se fauna pavarësisht se do të pësojë ndryshime të mëdha do vazhdojë të jetë prezentë vazhdimisht sepse ambienti do jetë tejet i përshtatshëm e kështu do krijohet rreziku për avionët.
    Në asnjë vend të botës kurrë nuk janë ndërtuar aeroporte në laguna.

  3. kur te kemi prere edhe pemen e fundit e te kemi thare edhe lumin e fundit ,atehere do kuptojme se parate nuk mund ti hame……

    1. Fiiiiiks. Zoti i dhente hakun ketyre barbarve qe shkaterrojne mrekullite e Zotit nbi toke…mos u ngopshin dhe mos u dalshin leket pwr te kuruar femijet e tyre nga droga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *