• |
ide | kryesore

U kapën në shtëpi bari në Britani, 4 shqiptarët i shpëtojnë burgut (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër të rinj shqiptarë të cilët u kapën në një fermë kanabisi në Britani kanë dalë ditën e sotme para drejtësisë, ku janë njohur me vendimin e gjykatës. Bëhet fjalë konkretisht për: Denis Loka, 22 vjeç, Marsel Tushollari, 42 vjeç, Kreshnik Xhaferi, 41 vjeç dhe Kristo Pocaj, 31 vjeç, të cilët Shqiptarët janë kapur më 29 nëntor të vitit të kaluar në një banesë e cila ishte e vendosur mbi një kioskë gazetash të pabanuar dhe ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Një nga hetuesit ka deklaruar se brenda në banesë ishin rreth 200 bimë në faza të ndryshme të zhvillimit.

“Ju të gjithë keni udhëtuar një distancë të konsiderueshme për të hyrë në një banesë që ishte mbi një kioskë gazetash, e cila ishte e pabanuar, por që përdorej për të strehuar një fermë të rëndësishme kanabisi. Më duket e qartë se është një fermë e ngritur profesionalisht me rreth 200 bimë në faza të ndryshme të zhvillimit.Kjo tregoi qartë se pas saj fshihej kriminaliteti i organizuar”,- tha hetuesi Christopher Rose.

Në përfundim Gjykata dëgjoi se Loka, Tushollari dhe Xhaferi nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, ndërsa Pocaj kishte dy dënime për furnizim me drogë. Të katër shqiptarë u deklaruan fajtorë dhe Loka, Tushollari dhe Xhaferi u dënuan me 15 muaj burgim, e konvertuar me dy vjet shërbim prove, ndërsa Pocaj u dënua me 21 muaj burgim, e konvertuar në liri me kusht për dy vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *