• |
ide | kryesore

Sapo u lirua nga burgu falë amnistisë grabiti një makinë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Lajme, Të fundit
Selenicë


Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e grabitjes së makinës së një çifti italian. Blutë u njoftuan mbasditen e djeshme se një automjet ishte vjedhur duke i thyer xhamin. Ata u vunë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe e arrestuan pasditen e sotme në lagjen 28 nëntori. Autori i dyshuar ka vërejtur se policia po e ndiqte dhe ka lënë makinën që lëvizte. Më pas ai ka tentuar të ikë me vrap. Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta është bërë e mundur arrestimi i tij.

Sipas informacioneve, i ndaluari me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh. Polica po  kontrollon në makinën e tij si dhe cantën që ai la në mjet duke u larguar me vrap nga blutë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *