• |
ide | kryesore

S’kanë të sosur abuzimet në bashkinë e Veliajt, zyrtarja e “Tirana Parking” i jep kontrata kompanisë së burrit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Koordinatori rajonal për Tiranën i PD-së, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat tha se një zyrtare e kryebashkiakut Erion Veliaj, i ka dhënë kontrata vetëm bashkëshortit të saj.

Sipas Balliut bëhet fjalë për një tjetër skandal në kuadër të kompanisë “Tirana Parking”. Ai tha se më 22 Dhjetor 2021 Fabjan Diçi bashkëshorti i Vilma Diçi-t me detyrë (Shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, u bë pronar i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.

“Ky subjekt nga Gusht 2023 deri Prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milion lekë të vjetra nga këto: 2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.”, tha ai.

DEKLARATA E KLEVIS BALLIUT:

Vjedhjet në institucionet e varësisë së kryehajdutit të Tiranës Erion Veliajt nuk kanë fund..

Tirana Parking në varësi të Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-Drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë.

Në datën 22 Dhjetor 2021 Fabjan Diçi bashkëshorti i Vilma Diçi-t me detyrë (Shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, bëhet pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.

Pasi bashkëshorti i shefes bëhet pronar, ky subjekt nga Gusht 2023 deri Prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milion lekë të vjetra nga këto:

2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Procedura korruptive të Veliajt të zhvilluara në mungesë totale konkurence dhe si gjithmonë në limitin e fondit për të zhvatur maksimalisht paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Sipas Veliajt të gjithë drejtuesit e emëruar prej tij hanë fiq pas shpinës së tij por e vërteta është se ata paratë i ndajnë me shefin e tyre kryetarin e organizatës kriminale 5D Lali Djegësi…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *