• |
ide | kryesore

Rama në Athinë: Shqiptarët s’janë më shërbëtorë, por të zotët e kësaj shtëpie

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama


Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij para emigrantëve shqiptarë me falënderime për mikpritjen, që sic tha ai “është kaq prekëse”.

Me përulje për emigrantët, kreu i qeverisë tha se “ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës”. 

“Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe. Entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës. Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetaret e barazvlefshme të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më të leckosur, por janë krenarë të Shqipërisë.” – u shpreh Rama.


10 Comments

  1. Gabim, jane akoma dhe me shume te leckosur dhe kane ikur nga Shqiperia te hane buke! Por edhe aty nuk i le rehat djalli i qelbur qe pi gjak shqiptari me korrupsion apokaliptik! Te q!fsha krenarine, ti je satrap o kriminel..

  2. 2000 veta nga shqipria duke shku me autobuza per te mbush sallen. Cfare turpi patronazhistet qe duartrokasin akoma pa dijt se cfare thot rama.

  3. Pasi i përzuri nga vëndi ku ishin zot në shtëpitë e veta , ju thot ;enduni këtej ju , kruani e gërryeni qelbësirlliqet e grekut , mbushni burgjet e grekut , lerini prindërit të ngordhin vetëm andej nga Shqipëria , lerini djer toka e fusha , dhe i tall duke ju mbushur mëndjen ,jeni zot në vëndin e tjetrit! Dhe ata që enden andej nga gërqia brohorasin !!! Se këtu afrikanët e djallin e të birin do ti bëj zotër të Shqipërisë , pa merak !

  4. Ky zogu i gomarit e kujton vertete veten “lider global”… 😂😂😂 Cfare kllouni. Te shkretet shqiptare cfare i ka gjetur. Xhanem nuk meritojne me mire…ky stan kete lloj bulmeti prodhon. Njerez vk. Mire e tha atehere liderri global kur ishte minister kulture: e cfare kulture mund te presesh nga nje popull i pakulture si ky…popull qe si ngrihet 👏👏👏😂

  5. Cfare po thonio o Kara me Zile, apo jeni poshte dritares se Berishes edhe po shani nga inati, apo na thoni se paskan vajtur 2000 veta me autobuz edhe kane mbushur stadiumin, me mbi 30 000 veta, mos tu vi inate se Rama mund te jete shkerdhate por per politiken e jashtme eshte treguar shume i fuqishem, edhe jo si Berisha qe ulte breket para cdo greku

  6. Agron ishe dhe ti ne gerqi? Te fala spiros. Do ta jape edhe ty janulla nje kryq prej druri, udheheqesi e ka floriri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *